Honda risjell modelin më të ri CR-V (FOTO LAJM)

Honda prezanton modelin e rinovuar CR-V. Ndryshimet e bëra në këtë model përfshijnë më shumë detaje nga ana estetike, drita të reja të përparme dhe të pasme, parakolpet, prapakolpet, maska e re për motorin dhe të ngjashme.

Modeli CR-V vjen në treg me motor 2.2 l iDTEC, i cili është zëvendësuar me motorin më ekonomik 1.6 l iDTEC me fuqi prej 118 kW, gjegjësisht 160 КF dhe moment maksimal rrotullimi prej 350 Nm. Gjithashtu disponon marsh manual me gjashtë shpejtësi ose automatik me nëntë shpejtësi.

Honda CR-V do të lançohet për tregun europian në vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori