"Historitë" e Instagram-it, më të suksesshme se ato të Snapchat
Pëlqej
Ka shumë njerëz që e kritikojnë Facebook-un për krijimin e “Stories” si funksion në shumë prej aplikacioneve dhe shërbimeve të saj.

Por njëra prej tyre me gjasë është rritur shumë dhe po funksionon.

I ngjashmi i Snapchat, “Instagram Stories” tani është bërë edhe më i madh sesa vet origjinali.

Në fakt, tipari brenda aplikacionit të famshëm të fotografive tani është shndërruar në një sukses të jashtëzakonshëm.

“Instagram Stories” tani ka bërë 200 milionë përdorues në ditë, ndërsa rivali i saj, Snapchat nuk ka arritur në më shumë se 150 milionë përdorues aktiv brenda një dite.

Por Instagram është edhe më i madh sesa vet “Stories”, pasi besohet se aplikacioni ka në total mbi 600 milionë përdorues aktiv. /Albeu.com/


Shtuar më 13/04/2017, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori