Lulzim Basha i zhgënjyer nga Sali Berisha: Tani e njoha plotësisht, kisha një fasho para syve!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me krizën brenda PD, ku Berisha ka mbledhur 4200 firma për të nisur Kuvendin Kombëtar.

Gjatë një interviste për News 24, Basha është shprehur shumë i zhgënjyer me raportin me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se nuk e kishte njohur më parë.

“A jam unë i shqetësuar për PD? Jam shumë i shqetësuar dhe koha do ta provojë përse, kanë qenë për interesin më të mirë.

Më kanë akuzuar se një nga të metat e mia është se jam i arsyeshëm. Sigurisht që jam, se Foltorja është mbivendosur tek aksioni më i madh politik që ka marrë opozita. Mos harroni në përballjen e përditshme për Edi Ramën.

Sali Berisha hapi luftë brenda llojit. Siç më ka thënë një demokrat i vjetër që ta njohësh plotësisht Sali Berishën, duhet ta kesh përballë. Dhe unë paskam pasur një fasho para syve”- tha Basha ndër të tjera. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 12.11.2021 17:24