“Hashtag” feston 10 vjetorin, si lindi simboli më i famshëm
Ka mbushur plot 10 vjeç një nga simbolet më të famshme të rrjeteve sociale, “hashtag” i simbolizuar nga një simbol thurjeje.
Hashtag lindi thuajse rastësisht, ndërsa sot është një nga simbolet më të njohura në botë.

I pari që e përdori, të enjten e 23 gushtit 2007, ishte avokati i San Franciscos, ish-punonjësi i “Uber”-it dhe “Google”, Kris Messina, që donte ta përdorte për të organizuar grupet në “Twitter”.

Dy vite pas idesë së tij, “Twitter” e adoptoi zyrtarisht dhe që atëherë është bërë thelbësor në shumë platforma si “Facebook”, “Instagram”, “Google +”, etj.

Në vitin 2014, edhe fjalori anglisht i Oksfordit e shtoi “hashtagun” në botimin e tij, me këtë përcaktim: Një fjalë apo një frazë që paraprihet nga një shenjë thurjeje e përdorur në faqet e internetit dhe në aplikacionet e medieve sociale, veçanërisht në “Twitter”, për të identifikuar mesazhet mbi një argument specifik.

Tashmë, çdo ditë në botë ndahen rreth 125 milionë “hashtag” në “Twitter”. Për të festuar ditëlindjen e 10 të “hashtagut”, “Twitter” ka krijuar edhe një për temën “hashtag 10”, që aktivizon një “e-moji” të personalizuar. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori