Hakmerret Facebook: Fshin dhjetëra llogari e faqe ruse
Pëlqej
Facebook njofton se ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

Facebook ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogariInstagram, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse.

Thuhet se llogaritë dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në Facebook dhe 500 mijë në Instagram. Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori