Rama: Jo panik, por Shqipëria do të preket 80 përqind nga koronavirusi!

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, ku po flet në lidhje me prekjen e Shqipërisë nga koronavirusi.

Kryeministri sërish ka deklaruar se shqiptarët do të preken rreth 80 përqind të tyre, e nga ana tjetër kërkoi të mos krijohet panik mes qytetarëve dhe të respektohen masat e marra nga qeveria.

“Koronavirusi si një grip sezonal i cili do të prekë masivisht shqiptarët, pritet të prekë rreth 80 % të popullsisë, por vetëm 20 % paraqesin probleme të cilat duan ndihmë mjekësore e hospitalizim”./albeu.com/


Shtuar 12.03.2020 18:30