Hakerat rusë vjedhin të dhënat e mbi 1.2 milionë personave në botë
Ekspertë të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar se një grup hakerash rusë kanë hyrë dhe kanë vjedhur adresat dhe passwordet e më shumë se 1.2 e-maileve.

Mes informacioneve të marra nga grupi i hackerave rusë është dhe ai për faqet e internetit, raporton The New York Times.

Kujtojmë se dhjetorin e shkuar janë vjedhur mbi 40 milionë numra të kartave të kreditit dhe 70 milionë adresa e numra telefonash nga databaza e gjigantit amerikan të shpërndarjes Target.

Në atë kohë, hackerat e shtrinin veprimtarinë e tyre në vendet e Evropës Lindore. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori