Barcelona është ndalur pas dy fitoreve tejsa ka barazuar 1:1 kundër Sevillës në Camp Nou.
Të dy golat u shënuat herët, me mysafirët që dolën në epërsi përmes Luuk de Jong (8’).
Por shumë shpejt erdhi kundërpërgjigja e vendasve përmes Philippe Coutinho (10’).
Në vijim, të dyja skuadrat kishin rastet e veta por pa arritur të shënonin gol.
Pas tre ndeshjeve, të dyja ekipet kanë nga shtatë pikë.