Hackerat sulmojnë 5 milionë llogari në Gmail
Pëlqej
Sulme të njëpasnjëshme kanë ndodhur nga ana e hackerave, e së fundmi janë vjedhur të dhënat e 5 milionë llogarive në Gmail.

Ndonëse kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, lajmi tashmë po qarkullon në rrjete të ndryshme sociale.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një grup te hackerave rusë që kanë sulmuar “Google”, duke vjedhur 5 milionë të dhëna nga llogaritë e Gmail-it.

Sa i takon këtij burimi informacioni, ende nuk është konfirmuar nga motori më i madh i kërkimit. Për të konfirmuar këto thashetheme, një forum rus ka publikuar një listë me emrat e përdoruesve dhe password-et e email-ve në Gmail.

Bëhet me dije se sulmi i hackerave është drejtuar kryesisht ndaj përdoruesve rusë. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori