Google zbuloi shërbimin për video-lojëra “YouTube Gaming”
Para disa muajsh, Google prezantoi shërbimin e saj për lojëra “YouTube Gaming”, i cili është i ngjashëm me shërbimin Twitch.

Gjatë prezantimit, Google tha se shërbimi do të ofrohet “këtë verë”.

Sot kompania njoftoi se shërbimi është në dispozicion në SHBA dhe Britani, shkruan krokodili.com.

“YouTube Gaming” do të jetë në dispozicion në ueb dhe në pajisjet mobile (Android dhe iOS). Ky shërbim do të përmbajë video me lojëra të ndryshme. Aplikacioni dhe sajti do të kenë faqe individuale dedikuar më shumë se 20 mijë lojërave.

Google e quan atë “komuniteti i madh i lojërave në ueb”. Mbi 25 mijë lojëra do të kenë secila faqen e vetë që do të përmbajë të gjitha videot që lidhen me të. Tek shërbimi do të ketë gjithashtu kanale nga krijues të YouTube-it dhe zhvillues të lojërave. Ju mund të regjistroheni në kanale të ndryshme nga krijuesit e YouTube dhe të lojërave. Gjithashtu, mund të merrni rekomandime të bazuara tek kanalet ku ju jeni regjistruar.
Shtuar më 27/08/2015, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori