Organizoi dasmë pa pyetur për COVID-19, lokali merr gjobën e majmë

Një lokal në Durrës është gjobitur, pasi ka organizuar një dasmë.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja. administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë të reja.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.


Shtuar 25.07.2020 09:20