Google sulmohet përsëri nga Kina
Adresat elektronikeGmail të zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë amerikanë dhe të vendeve aziatike aleate të Uashingtonit kanë qenë në shënjestër të sulmeve pirate me origjinë nga Kina.

Mes llogarive të sulmuara janë edhe ato të gazetarëve të njohur dhe të aktivistëve të të drejtave të njeriut të cilët kanë kritikuar shpesh Kinën për politikat e saj në këtë fushë.

Sulmi e kishte prejardhjen nga Jinan në Kinë dhe synonte leximin e postës elektronike të të gjitha postave të goditura, njoftohet nga Wall Street Journal.

Kjo provincë ka qënë gjithashtu edhe origjina e një sulmi kompjuterik në 2009 ndaj Google - një sulm që përkeqësoi marrëdhëniet midis kompanisë dhe qeverisë kineze.

Për sulmin në fjalë, Gmail ka lajmëruar administratën e Shteteve të Bashkuara si dhe personat e prekur nga kjo pirateri, që mendohet se janë disa qindra.

Sipas kompanisë së sigurisë së internetit Symantec, Kina është burimi i 30 për qind të e-maileve me qëllim të keq në botë./albeu.com/
Shtuar më 02/06/2011, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori