Google sjell Google Offers
Google Offers
Google po përgatitet të hap një faqe të re të kategorisë "deal-of-day" të ngjashme me faqen Groupon.com, të cilën muaj më parë tentoi ta blente por që nuk ia arriti.

Siç njoftohet, emri i këtij shërbimi do të jetë Google Offers ndërsa do të jenë të shtuara edhe modulet e Google Buzz, Google Reader, Twitter, Facebook dhe faqeve tjera sociale. Po të shtojmë edhe faktin që Google do e rëndis lartë në kërkime këtë faqe, konkurenca e Google Offers me Groupon.com dhe suksesi i shpejtë nuk vihet në diskutim.

Por Google nuk është mjaftuar me kaq. Përmes sistemit OfferAds, për të cilin akoma nuk dijmë shumë, Google mendon të krijojë një partneritet të vazhdueshëm me kompanitë të cilat do të mund të ofrojnë produktet e tyre. Sipas njohësve të këtij sektori, OfferAds do ju mundësojë kompanive t'ua ofrojnë produktet e tyre grupeve që synojnë. (albeu.com)
Shtuar më 22/01/2011, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori