Google paditet për përgjimet me Androidin
Të mërkurën, të njëjtën ditë që Apple u përgjigj për akuzat se iPhone regjistron vendodhjen e përdoruesit që prej një viti, dy persona nga Oakland County ngritën një padi 50 milion dollarëshe kundër Google, e cila kohët e fundit pranoi se edhe sistemi i saj operativ Android ruan përkohësisht të dhënat e përdoruesit.

Google tha se kjo është bërë "për të siguruar një përvojë më të mirë në pajisjet telefonike Android." Google theksoi gjithashtu se çdo veprim është bërë me lejen e përdoruesit.

Në padi, ngritur nga Julie Brown dhe Kayla Molaski, thuhet se ato nuk ishin në dijeni të kësaj situate dhe se nuk e miratonin.

"Aftësitë e përgjimit e vënë përdoruesin në rrezik serioz, duke përfshirë ndjekësit" ka shkruar avokati i tyre, Steven Budaj, në ankesë.

Padia besohet të jetë e para e këtij lloji ngritur në Shtetet e Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2011, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori