Google ofron internet përmes balonave
Google
Interneti nuk do të mungojë edhe nëpër zonat më të largëta të botës falë projetit ambicioz të kompanisë Google. Përmes balonave aerostatike që përmbajnë repetitorë të fuqishëm e janë në gjendje të fluturojnë deri në 20 km lartësi.

Janë 30 balonat që do të lëshohen në fazën e parë eksperimentale të Google e rreth 50 pjesëmarrësit në fazën e testit në Zelandën e Re. Ata kanë instaluar një antenë speciale në çatitë e shtëpive të tyre që merr sinjal të ngjashëm me 3G nga balonat të cilat kjanë një diametër prej 15m gjatësia e një aeroplani të vogël e janë të pajisur me antenë, kompjuter sistem për kontrollin e lartësisë dhe panele diellore. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2013, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori