Google mbylle dyqanin online
Albeu.com
Shitja e pasuksesshme e Nexus One me anë të dyqanit online ka shtyrë kompaninë Google në një qasje të ndryshme në Evropë, e cila së shpejti do të filloj të praktikohet edhe globalisht.
Kompania Google ka filluar me shitjen e telefonit të saj të parë të mençur Nexus One (N1) në muajin janar të këtij viti nëpërmes dyqanit online, dyqan ky i cili nuk i ka plotësuar edhe sa duhet pritjet e të gjithë blerësve. Klientët janë ankuar për mbështetjen e dobët për konsumatorë si dhe përzgjedhje me mëdyshje të operatorëve dhe tarifave, e me paraqitjen e pajisjeve më të avancuara në treg (si Desire) edhe vet telefoni i mençur N1 ngadalë po humb kuptimin. Dalja më e vonshme në tregun evropian i ka mundësuar kompanisë të ndryshojë modelin e afarizmit dhe shitje me anë të dyqaneve fizike në bashkëpunim me operatorët telefonik, e Google strategjinë e njëjtë e paralajmëron edhe globalisht. Kompania do të rris praninë e pajisjeve në dyqanet ku blerësit potencial do të mund t’i provojnë, derisa shitja me anë të dyqanit online ngadalë do të shuhet tërësisht. Dyqani i deritanishëm do të ndryshojë rolin e vet nga një vend i shitjes në vitrinë, ku Google ka për qëllim të demonstrojë pajisjet e bazuara në Android dhe të cilat mund të blihen kudo në botë.
Shtuar më 16/05/2010, ora 15:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori