Google Maps me version të ri
Servisi më i mirënjohur për harta në internet Google Maps ka nxjerrë versionin e ri 6.5 me opsione të reja dhe pamje të shkëlqyer. Google Maps këtë hartë të re e ka nxjerrë për android apo për të ashtuquajturit shfrytëzuesit e privilegjuar.

Harta e re është shumë e qartë dhe jep shumë detaje, duke pasur rrugë më të qarta dhe më të definuara si dhe kontrast më të madh të ngjyrave. Google Maps e re përfshin edhe të folurit për destinacionet, kthesat djathtas dhe majtas, në rast se keni caktuar një pikë udhëtimi.

Mund të zgjidhni udhëtimin me autobus dhe të kërkoni udhëtim nëpër rrugët me intensitet më të ulët.
Shtuar më 02/04/2012, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori