Google gati të ‘pushtojë’ tregun e pajisjve elektronike
Google
Google përgatitet të hedhë rrënjë të forta në tregun e pajisjeve elektronike, me një dispozitiv që do të jetë në gjendje të transmetojë muzikë që do të dëgjohet në të gjithë shtëpinë.

Konfirmimi për këtë debutim të Googletregun e pajisjeve elektronike, vjen nga 'Wall Street Journal' e cila nënvizon se produkti do të lançohet brenda këtij viti.

Kjo është një risi e vërtetë për një kompani të tillë, pasi deri tani, me ndihmën e Google Android, Google ishte fokusuar vetëm në zhvillimin dhe prodhimin e programeve që integrohen brenda pajisjeve të tjera mobile.

Konkurrenca mes Google dhe Apple në këtë mënyrë nuk do të fokusohet vetëm në sektorin e softwarëve, por edhe në atë të pajisjeve elektronike.
Shtuar më 13/02/2012, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori