Google gati sfida me eBay
Albeu.com
Google mbasi ka dominuar kërkimet Online ka rritur ofertën e saj në çdo drejtim (G-mail, Google Toolbar, Google Desktop, Google Maps, Google Print, Google Mobile, Google Video dhe shumë të tjera), është gati të nisë një sfidë të re. Në shënjestrën e motorit të kërkimit më të famshëm në botë këtë herë është eBay, dominues në ankandet Online.Shërbimi do të quhet ‘Google Base’, do të ofrojë shërbime standarte si kërkim të shërbimeve,shitje , ankande, mallra etj. Akoma në fazë eksperimentimi por krijuesit e eBay kanë filluar të shqetësohen sepse sa herë që motorri i kërkimit vihet në lëvizje , sektori që ai pushton pëson shpesh ndryshime radikale që imponon të tjerët standarte të reja cilësie dhe sasie.
Drejtuesit e eBay janë të paralajmëruar. Cikloni Google mund ti godasë ata. Në internet zërat sa vijnë e shtohen dhe në disa faqe kanë dalë edhe imazhet e para që tregojnë versionin beta të “Google Base”.
Shtuar më 30/10/2005, ora 18:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori