Google do të reklamojë në rrugë
Albeu.com
Duke ju falënderuar patentës më të re, Google së shpejti do të futet edhe në tregun e reklamimit në rrugë. Çfarë? Ndoshta keni menduar vërtetë ashtu që Google do të fillojë me reklama statike?Patenta parashikon vendosjen e panove reklamuese, përderisa inovacioni kryesor është që ato do të jenë të lidhura në mënyrë interaktive me internet.

Do të reklamohen produktet që mund të gjenden nëpër vitrinat e bizneseve lokale. Bizneset, do të mund të blejnë hapësirë në panotë reklamuese elektronike nëpërmes pajisjeve të ngjashme me ato që Google sot përdorë në AdSense. Në fakt, thjesht bizneset do t’i ofrohen kompjuterit me internet dhe do të blejnë hapësirën e reklamës.

Njëra nga gjërat pozitive, veçmas për blerësit e punësuar, është që edhe nëse një produkt humbet nga vitrinat, produkti i paraqitur në panonë elektrike do ta zëvendësojë me tjetrin, kështu që shpalljet në këto pano gjithmonë do të jenë të azhurnuara.

I tërë projekti bazohet në strukturën ekzistuese adekuate të internetit, megjithatë, mos u çuditni nëse shihni pano reklamuese “Reklama nga Google” i cili do t’ju kujtoj të ktheheni në shitore për të blerë qumësht. Telegrafi
Shtuar më 17/01/2007, ora 22:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori