Google do të prezantojë aplikacionin familjar
"Play Family Library”, libraria e lojërave në familje, është aplikacioni më i ri që do të prezantohet nga Google. Ky është një aplikacion që mundëson që deri në gjashtë persona të shpërndajnë aplikacione nga "Google Play Store", ka treguar kjo kompani në një email të dërguar zhvilluesve të aplikacioneve.

"Pasi të prezantohet shpërndarja e aplikacioneve në familje, përdoruesit mund të shtojnë aplikacione që i kanë blerë, në librarinë familjare, pasi aplikacionet të pajtohen me këto rregulla" thonë nga kjo kompani.

"Në mënyrë që t’iu jepni përdoruesve eksperienca të ndryshme klientëve tuaj në aplikacione, sigurohuni që t’i lejoni ata t’i shpërndajnë me familjen e tyre në përditësimin e ri të rregullave DDA", shkruante në emalin e dërguar nga Google për zhvilluesit e aplikacioneve.

Pra “Play Family Library” do ti lejojë përdoruesit që aplikacionet të cilat i kanë blerë në “Play Store” ti shpërndajnë me familjen e tyre (deri në gjashtë persona), pa pasur nevojë që edhe ata të paguajnë për të njëjtin aplikacion. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2016, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori