Google do të blejë Motorola Mobility-n
Google njoftoi të hënën në mëngjes se do të marrë në zotërim Motorola Mobility Holdings, duke shënuar veprimin e parë të madh të kompanisë në pronësi- dhe jo thjesht partneritet - në hapësirën e "hardware" të telefonave të mençur.

"Kombinimi i Google dhe Motorola, jo vetëm që do të rrisë fuqinë Android, por gjithashtu do të rrisë konkurrencën dhe do t'i ofrojë konsumatorëve përshpejtim të risive, zgjedhje më të shumta, dhe një eksperiencë të mrekullueshme të përdoruesit" tha drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page, në një post në blogun zyrtar të kompanisë.

Google do të blejë Motorola-n për 12.5 miliardë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2011, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori