Pesë opsionet e Ronaldos për t’u larguar nga United

Cristiano Ronaldo tashmë është duke menduar për të ardhmen e tij larg ‘djajve të kuq’. Fillimi i keq i sezonit të United e vë në rrezik të ardhmen e Cristianos në skuadër , pasi portugezi nuk dëshiron të luftojë për asgjë tjetër përveç Ligës së Kampionëve.

Sipas The Sun , Cristiano ka pesë alternativa. E para është të shkojë te Manchester City , një skuadër të cilës do t’i bashkohej në verë, para se të shfaqej United. Një tjetër mundësi do të ishte një rikthim në Real Madrid , ku do të pritej shumë mirë, siç ndodhi në Old Trafford.

Paris Saint-Germain është një tjetër mundësi për Ronaldon. Tifozët parisien dhe çdo tifoz i futbollit do të donin ta shihnin atë të luante përkrah Messit. Sporting de Portugal do të nënkuptonte rikthimin triumfues të CR7 në klubin që e nisi atë në futbollin botëror.

Më në fund, sulmuesi portugez mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të luajtur për Inter Miami të David Beckham. r.t/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 10:48