Google Buzz sfidon Facebook-un
Albeu.com
Google ka lancuar rrjetin e ri për shoqërim Buzz, i cili u mundëson përdoruesve të përditësojnë, ndajnë përmbajtjet dhe të shkruajnë komente në publikimet e miqve të tyre.
Buzz kështu është bërë sfidues i Facebookut, i cili aktualisht ka rreth 400 milionë përdorues të regjistruar. Qëllimi i këtij rrjeti për shoqërim është që të tentoj të mbledh përdoruesit e Gmail, të cilët aktualisht janë rreth 170 milionë, por edhe njerëzit tjerë në mbarë botën. "Buzz është ndryshe dhe ka shumë përmbajtje interesante. Është praktik për përdorim me anë të celularit. Megjithatë, shtrohet pyetja nëse ai do të jetë tërheqës për përdoruesit e rrjeteve tjera të shoqërimit, siç janë Twitter apo Facebook", ka thënë për BBC, eksperti i teknologjisë Rory Cellan-Jones.
Shtuar më 11/02/2010, ora 15:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori