Google: Bing kërcënimi ynë kryesor
Eric Schmidt
Shefi i Google, Eric Schmidt ka thënë se gjithmonë është frikësuar nga kompania Apple dhe rrjeti Facebook por asnjeherë nuk i ka shkuar në mendje se Bing do të jetë kërcënimi kryesor i Google.

Schmidt vazhdon duke ju referuar Apple dhe Facebook. "Ne mendonim se ju jeni konkurentët tanë kryesor por absolutisht jo, konkurenti ynë është Bing dhe besoj se do të mbetët përgjithmonë. Bing është një motor kërkimi mjaft konkurues."

Yahoo dhe Microsoft kanë bërë një marrëveshje për partneritet dhe kanë bashkuar forcat për të luftuar së bashku kundër Google-s. Muajin e kaluar, Microsoft ka filluar me trajtimin e Yahoo-s për rregullim të kërkimeve në SHBA dhe në Kanada.

Shcmidt vazhdoi duke thënë se Apple dhe Google janë dy kompanitë që më interesojnë më së shumti dhe të cilat do të mbeten gjithmonë të lidhura ngushtë.

Eric Schmidt, më parë ka qenë në bordin drejtues të Apple, dhe në një intervistë ka thënë se Apple iPhone do të ketë Google-n si shfletuesin kryesor (default).
Ai gjithashtu tha se Google do të përmirësohej shumë nëse shton më shumë karakteristika sociale, duke ju mundësuar përdoruesve menaxhim të privatësisë së tyre. (albeu.com)
Shtuar më 25/09/2010, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori