Formacionet zyrtare Villareal-Real Madrid, rikthehet Gareth Bale

Villarreal dhe Real Madrid të dy shkojnë në këtë sfidë pa golashënuesit e tyre kryesorë, megjithatë ka pasur një përzgjedhje surprizë për vizitorët me Carlo Ancelotti që u kthye te Gareth Bale, 167 ditë pas fillimit të tij të fundit.

 

Bale nuk kishte përfaqësuar ‘Los Blancos’ që nga 28 gushti, por atij do t’i jepet mundësia të tregojë vlerën e tij në një ndeshje kyçe të La Liga Santander përpara ndeshjes së Champions League me Paris Saint-Germain.

Unai Emery, nga ana tjetër, është pa Gerard Moreno dhe i është dashur të ndërrojë grupin në përputhje me rrethanat për të kompensuar mungesën e golave që sjell spanjolli./ h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare:

Villareal: Rulli, Foyth, Albiol, Torres, Pedraza, Parejo, Capoue, Lo Celso, Moreno, Chukwueze, Danjuma.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Marcelo, Casemiro, Kroos, Valverde, Bale, Asensio, Vinicius Jr.


Shtuar 12.02.2022 15:15