Gjuha me xixa, trendi më i ri në Instagram (FOTO LAJM)

Pëlqej
Xixa në flokë, në trup, në sy në buzë, por duket se tani do shkëlqeni edhe më shumë pasi një trend i ri është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale: xixa në gjuhë.

Gjithçka nisi aksidentalisht nga artistja autraliane e make up-it Jacinta Vukovic. Teksa po lyente buzët me xixa, disa prej tyre përfunduan në gjuhën e saj. Ajo shkrepi menjëherë një foto duke e postuar më pas në profilin e saj në Instagram. “Mendova se duhet ta përqafoja këtë trend dhe do ta bëja fokusin kryesor”, shkruante Vukovic.

Kaq ka mjaftuar dhe ky trend është përqafuar me shpejtësi nga make up artistët e tjerë, por edhe nga vajzat. Ideja e një goje “vezulluese” i ka entuziasmuar shumë ato.

Ndonëse e gjitha tingëllon si një kënaqësi e padëmshme, shqetësimet po rriten pasi tendenca mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Mbase gëlltitja e një sasie të vogël të xixave nuk vrasin, por ato mund të shkaktojë probleme me tretjen, të shkaktojë dhimbje stomaku dhe madje edhe probleme me zorrët. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori