Gjithçka që duhet të dini për Galaxy S8 dhe S8+ (FOTO & VIDEO)
Pëlqej
Kompania Samsung ka prezantuar sot perlën e saj në eventin “Unpacked” që është zhvilluar në New York, bëhet fjalë për telefonat e mençur Galaxy S8 dhe S8+.

Një nga ndryshimet më të mëdha që ka sjellë ky model i ri, është interfejsi inteligjent i quajtur “Bixby”.

Bixby kupton se si përdoret telefoni dhe mban në mend fushat në të cilat është më së shumti i interesuar përdoruesi.

Të gjithë përdoruesit do të mund të aktivizojnë asistentin digjital, përmes butonave që gjenden në pjesën anësore të telefonit.
Bixby është i integruar edhe në kamerë dhe kështu mund të identifikojë atë çfarë “sheh”.

Me një fjalë, “Bixby” është asistenti digjital më i avancuar që është krijuar ndonjëherë, duke marrë parasysh faktin që do t’ua lehtësojë jetën përdoruesve në mbarë botën.

Ekrani i telefonit të ri të Samsung quhet “Infinite Display” dhe shtrihet në çdo kënd të telefonit, kështu që Samsung Galaxy S8 (5.2 inç) dhe S8+ (6.2 inç) nuk do të kenë linja kufizuese.

Ekrani më i madh do t’ju mundësojë përdoruesve një funksionim më të lehtë multitasking, duke punuar lehtë në dy aplikacione në të njëjtën kohë.

Opsioni i ri Samsung DeX, paraqet zgjidhjen ideale duke e shndërruar telefonin e juaj në një pajisje desktop, duke përdorur fuqinë e procesorit të Galaxy S8 në mënyrë që të rritet produktiviteti.

Butoni “Home” tani gjendet nën ekranin “Infinite Display” që është i vendosur direkt në ekran. Butoni i ridizajnuar “Home” do të funksionojë siç dikur ishte si buton fizik, që do të vibroj në prekje.

Natyrisht, si çdo model tjetër i ri, edhe ky zotëron harduerin dhe kamerën e sofistikuar.

Galaxy S8 vjen me procesorin me të sofistikuar që është 21 për qind më i shpejtë nga modeli i kaluar.

Samsung Galaxy S8 dhe S8+, do të jenë të disponueshëm me skanerin e retinës së syrit që mundëson nivelin më të lartë të sigurisë dhe të ruajtjes së të dhënave brenda telefonit. “Iris scanner” do të detektojë fytyrën dhe mundësojë aktivizimin e shpejtë të telefonit.

Natyrisht se edhe në këtë model ekziston skaneri i gjurmëve të gishtit i cili tani është në vendosur në pjesën e pasme të telefonit. Galaxy S8 dhe S8+, janë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe rërës.

Kamera gjithashtu është përmirësuar në krahasim me modelin e kaluar që kishte fituar një numër të çmimeve.

Galaxy S8 dhe S8+ janë të pajisur me kamerë ballore prej 8 MP F 1.7 me zoom automatik, dhe kamerën në pjesën e pasme Dual Pixel prej 12 MP F 1.7.

Ato janë shumë të mira në shkrepjen e fotografive, në veçanti në vendet ku mungon ndriçimi i mjaftueshëm.


Gjithçka që duhet të dini për Galaxy S8 dhe S8+

Shtuar më 29/03/2017, ora 21:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori