Agjenti i Zaniolos: Interesimi nga Milani? Do të ishte një lajm i mirë

Ditën e djeshme filloi të qarkullonte një lajm se me ardhjen e pronarit të ri te Milani, pretendohej se transferimi i parë i tij në merkato do të ishte Nicolo Zaniolo i Romës.

Milan është i gatshëm të ofrojë në drejtim të klubit kryeqytetas 25 milionë euro dhe kartonin e Alexis Saelemaekers.Claudio Vigorelli, agjenti i Zaniolos, foli për mikrofonat e “Sportitalia” duke shprehur edhe mendimin e tij në lidhje me këtë gjë.

“Interesimi i Milanit? Do të ishte një lajm i mirë, por ende nuk di gjë”, u shpreh ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.06.2022 11:21