Gjermania po shqyrton sesi mund të bllokojë “
Huawei”-n nga rrjeti i gjeneratës së ardhshme të telefonëve celularë.
Berlini po merr në konsideratë kërkesa më strikte sigurie, që mund të pengojnë përdorimin e produkteve të “
Huawei”-t në
rrjetet e saj 5G.
Shumë vende po punojnë për të penguar përfshirjen e kompanisë teknologjike
kineze në
rrjetet e tyre 5G, në lidhje me
shqetësimet e sigurisë.
Rrjetet përfaqësojnë valën e ardhshme të madhe të infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.
Kompania
kineze, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, është përballur me rezistencë nga qeveritë e huaja, për shkak të rrezikut se teknologjia e saj mund të shfrytëzohet për spiunazh.
“
Huawei” i ka mohuar ndërkohë akuzat se ajo përbën një rrezik. SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar po ashtu kompanitë lokale të përdorin “
Huawei”-n për të siguruar teknologjinë e rrjeteve 5G, shkruan TCh.
Britania e Madhe ka ngritur
shqetësimet me “
Huawei”-n dhe Kanadaja po shikon po ashtu marrëdhëniet e saj me firmën. SHBA po heton po ashtu “
Huawei”-n për vjedhje të sekreteve tregtare nga bizneset amerikane dhe e ka akuzuar se po shkel sanksionet duke gënjyer për biznesin e saj në Iran.
Shtuar më 18/01/2019,
ora 13:50