U arrestua për përdhunimin e të miturës, prokuroria lë të lirë ish-shefin e Policisë në Fushë- Arrëz

Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku është lënë i lirë pasi u ndaluar për përdhunim të një të miture jetime 5 vite më parë.

Duraku ka lënë ambientet e paraburgimit, pasi Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin.

Sipas Prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme që e dënojnë Shefin e stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz.

Duraku u ndalua dje SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, i akuzuar për përdhunim në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Ndërkohë, ditën e sotme ai u përjashtua edhe nga Policia e Shtetit, me vendim të Ardi Veliut.


Shtuar 6.06.2020 18:46