Gates: Trashëguesi i Vistas vjen vitin e ardhshëm?!
Albeu.com
Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, i pyetur se kur pritet të jetë gati sistemi i ri operativ, Windows 7, është përgjigjur se kjo do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.Takimi në bankën Inter-American Development ka rezultuar me deklaratën e Gates-it se trashëguesi i Vistas do të jetë gati shumë shpejt, megjithatë zëdhënësi i Microsoftit ka deklaruar në anën tjetër se, sistemi operativ do të jetë në dispozicion vetëm rreth vitit 2010, që është rreth tri vite pas daljes në treg të Vistas në janar të vitit 2007.

Megjithatë, siç e shohin ekspertët, vlerësimet e Microsoftit për daljen e trashëguesit të Vistas janë tepër optimiste.

Të takimin e përmendur Gates, gjithashtu ka pohuar se me entuziazëm të madh i sheh ndryshimet e mëdha të cilat do të ndodhin në të ardhmen afërt, duke menduar në Windows 7, mirëpo nuk ka përmendur asnjë detaj të këtyre ndryshimeve pos që programi zhvillimor ka filluar dhe ka indikacione për përdorimin testues të versionit me emrin Milestone 1.

Koha ka kaluar për zhvillimin e Windows XP dhe Vista, ndërsa deri tek produkti përfundimtar ka kohë edhe një vit, thuhet në faqen e internetit Ars Technica. (Telegrafi)
Shtuar më 09/04/2008, ora 15:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori