“Hajde Lefter flasim për ca gjëra!” Deputetët demokratë përplasen me socialistët brenda inceneratorit të Elbasanit: Vazhdoni bëni reklamë!

Ditën e sotme, deputetët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë zbaritur në terren. Socialistë e demokratë kanë shkuar te inceneratori i Elbasanit ku javë më parë u zbulua një aferë e madhe korruptive që çoi pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën dhe në kërkim janë shpallur biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Gjatë inspektimi të inceneratorit ka pasur debate mes socialistëve dhe demokratëve.

“A jemi edhe ne pjesë e komisionit? Tani ka ardhur PS të inspektojë inceneratorin apo çfarë? Vazhdoni me këtë arrogancë”, tha Luçiano Boçi, ndërsa Ermonela Felaj u shpreh se i pritën të vinin por ata nuk u paraqitën.

Pjesë nga debati:

Luçiano Boçi: A jemi edhe ne pjesë e komisionit?

Ermonela Felaj: Ju pritëm

Luçiano Boçi: Tani ka ardhur PS të inspektojë inceneratorin apo çfarë? Vazhdoni me këtë arrogancë.

Ermonela Felaj: Ka edhe një factor kohë dhe kjo që thua ti nuk ka kuptim.

(Ndërhyn inxhinieri)

Luçiano Boçi: Po prit e çun iher të sqarojmë pozicionet njëherë.

Ermonela Felaj: Po ne kemi një agjendë këtu dhe do ndjekim atë.

Luçiano Boçi: Duhej të vinim bashkë këtu.

Anila Denaj: Nuk kemi ardhur për debat këtu, se debatin e bëmë atje.

Luçiano Boçi: Vazhdoni bëjeni reklamën ju, hajde Lefter flasim dhe ne për ça gjëra…