Shkon në 3 numri i të infektuarve me koronavirus në Vaun e Dejës, sot testohen 6 të tjerë

Tetë ditë më parë në Vaun e Dejës u konstatua rasti i parë me karonavirus, ndërsa sot numri ka shkuar në tre.

Burime për Abc News bëjnë me dije se tashmë përveç 35 vjeçarit pozitiv me koronavirus ka rezultuar nëna dhe kunata e tij.

Sot pritet tu bëhen testet për koronavirus edhe 6 pjesëtarëve të familjes që kanë shfaqur siptoma./albeu.com/


Shtuar 29.03.2020 07:49