Galaxy S III, 30 milion celularë të shitur
Kompania Samsung ka njoftuar se ka shitur 30 milionë Galaxy S III, shitjet më të larta në historinë e këtyre serive. Origjinali Galaxy S arriti 10 milionë njësi të shitura në vitin 2011, ndërsa Galaxy S II arriti në fillim të këtij viti 20 milionë telefonë të shitur, vetëm 10 muaj pas lansimit.

Sipas PCWorld Albanian linja pritet të vazhdojnë me të shumëpërfolurën Note dhe versionin e ardhshëm Galaxy S III mini, edhe pse kompania nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për datën e publikimit të tyre, e cila nuk pritet të jetë afër. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2012, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori