SHBA i dhuron Shqipërisë mbi 110 mijë dollarë pajisje për sigurinë në burgje

Ambasada e SHBA-ve përmes një postimi në Facebook, bën me dihe se Drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell i dorëzoi këtë javë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija mbi 110,000 dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi për Shërbimin Penintenciar të Shqipërisë.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformën e burgjeve, Drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell i dorëzoi këtë javë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija mbi 110,000 dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi për Shërbimin Penintenciar të Shqipërisë. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në përmirësimin e sigurisë së burgjeve dhe zhvillimin e një sistemi penintenciar modern dhe mirëfunksional që mbron publikun dhe siguron një sistem burgjesh të sigurt, njerëzor dhe efikas”, thuhet në postim./albeu.com


Shtuar 11.02.2022 18:12