Galaxy A7 telefoni më i hollë Samsung (FOTO LAJM)

Samsung ka prezantuar dy modelet e tij më të fundit në CES 2015, Galaxy A7 dhe Galaxy A5.

Samsung Galaxy A7 është cilësuar si telefoni më i hollë që do të krijojë kompania. Telefoni është i përbërë nga trupi i metaltë, madhësia e ekranit prej 5.5" në 1080p Super AMOLED, ndërsa hollësia e telefonit është vetëm 6.3mm, apo 0.4mm më i hollë sesa Galaxy A5 dhe Galaxy Alpha.

Galaxy A7 zotëron baterinë me 2,600mAh, procesorin me 64-bit Snapdragon 615 me octa-core në 1.5GHz, 2GB RAM, mbështetje për LTE dhe 16GB memorie të brendshme.

Ndërkohë pritet që gjatë muajit shkurt të dalë në treg kundrejt çmimit 420 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori