Gabimi kompjuterik shkaktoi 25 të vrarë (FOTO LAJM)

25 vetëvrasje ndodhën brenda 10 ditësh, të gjithë studentë, vetëm sepse kishin kujtuar se kishin ngelur në një provim.

33% e 970 mijë studentëve nga India nuk e kishin kaluar dot provimin, por e gjitha kishte qenë një gabim kompjuterik i lejuar nga një mësues. Fatkeqësisht, gabimi u zbulua shumë vonë.

Dy prej të vetëvrarëve, dy vajza kishin lyer trupin me benzinë dhe i kishin vënë flakën, pasi kishin marrë përgjigjet.

Një mësues u pezullua dhe u gjobit me 80 dollarë, por prindërit u ngritën në protesta dhe kërkuan hetime e dorëheqje në nivele më të larta shtetërore, si dhe ndëshkimin e kompanisë private që kishte marrë tenderin për të korrigjuar provimet në mënyrë elektronike, pasi dyshohet që mund të ketë pasur edhe përpjekje për mashtrime. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2019, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori