Ministria e Brendshme: Qytetarët e 6 bashkive ku ka zgjedhje që kanë aplikuar për ID, i marrin të shtunën

Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët e 6 bashkive ku do të mbahen zgjedhjet e 6 marsit që kanë aplikuar për kartë identiteti gjatë ditëve të fundit, do mund t’i tërheqin ato të shtunën.

Ato do të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë. Ky proces vlen vetëm për 6 bashki Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

Njoftimi

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat” kanë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar.

Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura. Theksojmë se ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës.


Shtuar 4.03.2022 09:45