Fotografët spiunë kanë kapur kohëve të fundit një prototip të
Mercedes GLC që po testohej, kështu që ndoshta ishte e pashmangshme që
versioni i
Coupe të del shumë shpejt.
Duke parë testimin në rrugët publike, GLC
Coupe është e mbushur nga një shtresë shumë e hollë maske, fenerë dhe drita prapa, ashtu si
prototipi i GLC që pamë pak ditë më parë. Ky version duket afër prodhimit edhe pse nuk është vërejtur ndonjë ndryshim radikal, transmeton Lajmi.net
Në pjesën e përparme janë dritat e reja të ridizajnuara të ditës, një parakolp i ri i fshehur nën kamo dhe një grilë e re me disa modifikime të vogla. Në pjesën e pasme, dritat shfaqin grafikë t ëre dhe një inspektim më të afërt, me pak ndryshime në formë.
Në thelb, ndryshimet e projektimit të GLC
Coupe nuk janë të mëdha, ani pse
versioni i kapur nga fotografët spiunë është ende prototip dhe
versioni final mund të ndryshojë detaje të vogla.
Meqë GLC është e bazuar në
Mercedes C-Class, pritet që GLC
Coupe të përditësohet me një grumbull të instrumenteve digjitale dhe një ekran të madh infotainment.
Sistemi komandues i
Mercedes do të mbetet i njëjtë, por modeli i gjenerates së ardhshme do të shtojë sistemin MBUX të kompanisë.
Poashtu opsionet e motorit për C-Class 2019 do të kenë gjithashtu GLC
Coupe të përditësuar që do të thtë se do të kenë një motor 2.0 litërsh turbocharged që prodhon nga 241 deri në 255 kuaj fuqi.
Shtuar më 12/07/2018,
ora 23:40