Ford instalon sistemin Sync në 5 milionë makina
Kompania e prodhimit të makinave Ford njofton se ka intakuar në 5 milionë makina teknologjinë Sync. Kjo kompani bashkëpunoi me Microsoft-in në vitin 2005 për të krijuar sistemin Sync, i cili integron celularin e përdoruesit dhe i lejon atij të realizojë funksione të ndryshme, si p.sh të telefonojë apo të kontrollojë muzikën, përmes komandave zanore.


“Me numrin e smartfonëve që ka kaluar 1 miliard, presim që lidhja mobile do të vazhdojë të jetë një element bazë në strategjinë tonë të të ecurit përpara”,- u shpreh shefi i teknologjisë i Ford, Paul Mascarenas. E ardhmja e Sync do të përfshijë opsione si lidhja në cloud, sensorët e brendshëm në makinë dhe përpunim për gjuhët natyrale. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2012, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori