Vajzë apo djalë? Detaji që ngjalli dyshimet për gjininë e bebit të Orindës dhe Turit

Ditën e  sotme, Orinda Huta dhe Turjan Hysko pranuan publikisht se do të bëhen prindër për herë të parë.

Fillimisht Turi publikoi një foto krah Orindës, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe krah qenit të tyre.

“Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një beb. Katërshja fantastike”, ka shkruar Turi krahas fotos.

Më pas, Orinda publikoi një tjetër foto, ku shkruan: “…duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë. Faleminderit Zot! Zoti është i mirë”.

Por kaq ka mjaftuar që fansat në rrjet të fillojnë aludimet e para se foshnja që presin çifti VIP është një vajzë? Përse? Sepse moderatorja shfaqet e veshur me rozë. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 20:04