"Firefox" ne Evrope ka me shume perdorues se "Explorer"
Albeu.com
Kërkuesi i Internetit "Firefox 3", organizatë joprofitabile e "Mozilla", nuk është më vetëm aleternativë e kërkuesit të "Majkrosoftit - "Eksplorer 7", në Evropë, sepse hulumtimet më të reja të analistëve tregojnë se ...... gjysëm përqindje më shumë shfrytëzues të Internetit kanë më shumë besim në "Firefox".

Për herë të parë pas disa viteve, "Internet eksplorer 7" gjehet prapa konkurentit "Fajerfoks", treguan rezultatet nga hulumtimi i kompanisë analiste "Stejtkaunter".

Nëse megjithatë merren parasysh të gjitha versionet e "Internet eksplorer", atëherë ai kërkues ka edhe mëtej pjesëmarrje më të madhe në treg.

"Firefox 3" para një jave në Evropë është shfrytëzuar për kërkim në përmbajtjet e Internetit në 35,05 për qind nga rastet, ndërsa "Internet eksplorer 7" e përcjellë në shkallë me 34,54 për qind.

Suksesi i "Firefox" mundet deri diku të sqarohet me kalimin e disa shfrytëzuesve nga versioni "Eksplorer 7" i versionit "Eksplorer 8", theksuan analistët e "Stejtkaunter", por shtojnë edhe se është rritur shfrytëzimi i kërkuesit "Mozilla".
Shtuar më 09/04/2009, ora 21:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori