Fillim zhgenjyes per videoteken e YouTube
Albeu.com
Është akoma herët të flitet për suksesin e projektit, por starti nuk është fare optimist për shërbimin e prezentuar kohë më parë për huazimin e filmave në YouTube.Në marreveshje me festivalin Sundance, një prej më të njohurve që promovon produksionin e pavarur, YouTube u ka ofruar miliona shfrytëzuesve të vet mundësinë e huazimit të pesë filmave. Në tri ditët e para të këtij shërbimi, i cili është reklamuar dukshëm në faqen e parë, më së miri ka kaluar filmi The Cove, huazimin 4 dollarësh për 48 orë të të cilit e kanë pagar vetëm 307 persona. As filmat tjerë nuk kaluan më mirë, me 241-300 huazime, që YouTubes ia solli një qarkullim prej 1.135 dollarësh.
Shfrytëzuesit e YouTube ose nuk kanë ndjenjë për produksionin e pavarur, që zakonisht nënkupton filma larg më kërkues dhe më sfidues në kuptimin intelektual sesa popcorn produksioni i Hollyëoodit, pra edhe asaj që zakonisht shikohet në YouTube, ose thjesht nuk janë të gatshëm që të paguajnë përmbajtjet në video sajtin e popullarizuar. Në rastin e dytë, projekti i Google që të gjejë një mënyrë të re të fitimit në web sajtin tejet të shtrenjtë do të mund të dështojë keq.
Nga Google pohojnë që kanë dashur që përmes partneritetit me festivalin Sundance ta afrojnë filmin e pavarur masave, pasi që këto krijime vështirë që gjejnë publik për shkak të projeksioneve të kufizuara.
Shtuar më 06/02/2010, ora 16:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori