Femijet harxhojne 7 ore e 38 minuta ne linje
Albeu.com
Fëmijë të moshës 8 vjeçare po harxhojnë më shumë se shtatë orë në ditë të gëlltitura në një ‘jetë elektronike’, pretendon një raport. Duke përdorur më shumë se një pajisje në të njëjtën kohë – si iPodë, telefona mobilë dhe lojëra kompjuterike – disa të rinj po konsumojnë deri në 10 orë përmbajtje elektronike në ditë.Koha që fëmijët shpenzojnë duke përdorur pajisje elektrike është rritur dramatikisht në pesë vitet e fundit, sepse pajisjet portative kanë revolucionuar mënyrën se si fëmijët arrijnë programet televizive, filmat dhe muzikën, sipas një studimi nga një institut amerikan i ndihmës sociale Fondacioni Familjar Kaiser.

Kërkuesit zbuluan se të vegjlit i kushtojnë mesatarisht 7 orë e 38 minuta përdorimit të ‘medias argëtuese’ gjatë një dite tipike, një rritje prej 1 orë e 17 minutash që prej vitit 2004. Sepse ata shpenzojnë aq shumë nga kjo kohë në ‘median shumë funksionale’, ata aktualisht arrijnë të paketojnë një total prej 10 orësh e 45 minutash sasi përmbajtje mediatike në shtatë orë e gjysmë.
Ata harxhojnë mesatarisht 1 orë e 35 minuta duke dërguar apo marrë mesazhe të shkruara.

Kërkuesit folën me 2002 të rinj me moshë nga tetë në 18.
Raporti gjeti se vajzat harxhojnë më shumë kohë (25 minuta në ditë) se djemtë (19 minuta) në përdorimin e faqeve të rrjeteve shoqërore, si Facebook.

Michele Elliott, një psikologe fëmijësh dhe themeluese e fondacionit bamirës të kujdesit ndaj fëmijëve Kidscape, tha se prindërit duhet të kufizojnë sasinë e kohës së harxhuar nga fëmijët në përdorimin e medias elektronike.
Ajo tha: “Kur fëmijët përdorin këto pajisje ata nuk komunikojnë apo ndërveprojnë me dikë tjetër [personalisht]. Ata mund të jenë shumë të mirë në shkrimin e mesazheve, por si do t’ia bëjnë kur t’ju duhet të takojnë dikë ballë për ballë?”.
Shtuar më 09/02/2010, ora 04:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori