Faebook ndryshon “Trending” për të shmangur kritikat
Pëlqej
Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook ka riorganizuar funksionin e njohur si “Trending” në faqen e tij për të bërë postimet më të automatizuara, pas pretendimeve dhe paragjykimeve se po mban anë në përzgjedhjen e temave.

Mbi 1.7 miliardë përdorues të Facebook i kanë parë lajmet dhe temat përmes kombinimit të një algoritmi i cili ka përdorur një përzierje të inteligjencës artificiale dhe të dhënave të përpunuara prej dorës së njeriut.

Por me ndryshimet e reja tani, përshkrimet e historive që ishin të shkruara nga stafi redaktues nuk do të bëhen më, tha kompania.

Më parë Facebook u akuzua se ka shtypur pikëpamjet konservative, duke nxitur ankesat nga republikanët.

Një gazetar i i cili ka punuar për kompaninë kishte pretenduar se stafi i Facebook “ka publikuar vazhdimisht lajme me interes për lexuesit konservatorë”.

Në një postim në blog, kompania tha se një hetim i brendshëm nuk gjeti prova të paragjykimit sistematik.

Por, Facebook tha se ishte duke bërë ndryshime për të lejuar “ekipin e saj` për të bërë më pak vendime individuale për temat”. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2016, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori