Facebooku dhe Instagrami sulmohen nga hakerat
Facebooku dhe Instagrami kanë dështuar sot herët në mëngjes në mbarë botën për rreth një orë pas një sulmi kibernetik. Të dy rrjetet sociale që kanë në total mbi 1.5 miliard përdorues, janë shfaqur me gabime në SHBA, Evropë e Azi për rreth një orë.

Hakerët nga grupi online “Lizard Squad” kanë pranuar përgjegjësinë e sulmit, i cili rrëzoi dy nga mediat më të mëdha sociale rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.

“Lizard Squad” është një grup hakerësh që kanë shkaktuar edhe më barë trazira në botën online, duke marrë përsipër sulmet që rrëzuan rrjetin e Sony PlayStation dhe atë të Microsoftit, Xbox Live, muajin e kaluar.

Por, pavarësisht pretendimit të hakerëve se i kanë rrëzuar totalisht faqet sociale, Facebooku i Mark Zuckerbergut, i cili ka nën pronësi edhe Instagramin, ka refuzuar të tregojë se çfarë dëmi është shkaktuar.

Ky sulm ndaj mediave sociale ka prekur edhe aplikacionin e takimeve online Tinder, sikurse edhe Messengerin e AOL-it e Hipchat-in. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori