Në nismen më të re "Të martat 2G" duket se
Facebook u kërkon punonjësve që të ndërrojnë
pajisjet e tyre iOS me një
Android. Kjo
nisme do ju japë mundësi të gjithë punonjësëve të përjetojnë shpejtësinë 2G në
Facebook çdo të martë për një orë.
Gjatë një inteviste të dhënë për The Independent, zyrtari Chris Cox u shpreh se kjo nismë e re do të ndihmojë stafin të kuptojnë se si përdorin sajtin njerëzit që jetojnë në vendet në
zhvillim.
Pajisjet Android përdoren më shumë në vendet në
zhvillim, prandaj edhe
Facebook duhet të krijojë një aplikacion që t’u përshtatet telefonave me parametra mesatarë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2015,
ora 13:13