Facebook-u lansoi shërbimin e e-mail
Pëlqej
Facebook Mail
Rrjeti shoqëror Facebook lansoi shërbimin e ri të dërgimit të porosive e cila siç besohet do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e komunikimit elektronik mes njerëzve.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zakerberg deklaroi se kohëve të fundit mesazhet elektronike konsiderohen mënyrë tejet formale dhe e ngadalshme e komunikimit, sidomos mes të rinjve. Sipas tij, sistemi i ri i Facebook do të përfshijë SMS porositë, porositë e shpejta, e-mail-in dhe chatat në një shërbim të posaçëm që do t’u mundësojë përdoruesve që të përgjigjen në porosi ashtu siç duan ata.

Facebook aktualisht ka mbi gjysmë miliardi përdorues. Sistemi i ri i Facebook-ut është i fundit në radhën e sfidave ndaj rivalëve kryesor, gjigantëve të internetit Google dhe Yahoo të cilët kanë shërbimet e dërgimit të postës elektronike.

Rivaliteti mes Facebook-ut dhe Google-s ishte ashpërsuar kur Google parandaloi që rrjeti shoqëror të merr informata nga sistemi i tij për dërgimin e e-mail-ave.
Shtuar më 16/11/2010, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori