Facebook Timeline, që sot e detyrueshme
Për të gjithë përdoruesit e faqës sociale Facebook, sot është dita e fundit për ta përdorur profilin personal në dizajnin e fundit të kësaj faqeje atë "Timeline".

Para pak kohësh, Facebook ka prezantuar dizajnin e ri të profilit të përdoruesve të saj, të njohur si Facebook Timeline, të cilin rrjeti social më i madh në botë ka thënë se do ta aplikojë tek të gjithë përdoruesit e saj, duke filluar nga dita e sotme.

Edhe pse shumë njerëz tashmë kanë aplikuar Facebook Timeline në profilet e tyre, edhe ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë tashmë do të jenë të detyruar të transferohen në dizajnin e ri të profilit, në mënyrë automatike.

Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, Facebook Timeline ishte lëshuar për herë të parë si projekt testues, dhe deri më sot, përdoruesit e këtij rrjeti social kanë pasur mundësi të zgjedhin nëse e duan një profil të tillë, mirëpo nga sot e tutje do ketë vetëm Timeline.
Shtuar më 31/03/2012, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori